Zaevi ka folur me Arifin për problemin e ujit: Më premtuan se do ta zgjidhin shpejtë

Advertisment
HTML Image as link

Asnjë hidrocentral nuk ndërprenë ujin”, kështu kryeministri Zoran Zaev ka hedhur poshtë pretendimet e qytetarëve, se mungesa e ujit të pijshëm në Tetovë, vjen si rezultat i hidrocentraleve të vogla në Malin Sharr.

Zaevi, ka njoftuar se për problemin me ujin në Tetovë ka folur me kryetaren Teuta Arifi. I ka ofruar ndihmë, por ajo ka premtuar se me Ndërmarrjen komunale për ujësjellës së shpejti do ta zgjidhin problemin.

Reklame

“Bisedova me kryetaren Teuta Arifi. Problemi ndodhi dy herë.

Herën e parë kishte rrëshqitje të tokës dhe për këtë u kyçën sistemet e vjetra për furnizim të ujit në Tetovë. Kur ajo u sanua, u lëshua në përdorim sistemi i ri i ujit për shkak të rrethanave klimatike, ku ndodhi edhe një rrëshqitje e tokës, e cila për momentin po sanohet. Kështu që Tetova e ka mënyrën e vjetër të furnizimit me ujë dhe të riun që është lëshuar në përdorim. Problemi ndodh te i riu, në pjesën e rrëshqitjes së tokës.

Nuk mund të thoni se nëse në Tetovë, në Strumicë, apo Shtip mund të ndodh avari nga rrëshqitja e tokës. Kjo po sanohet. Unë u lajmërova që të shoh, nëse mundet Qeveria disi të ndihmojë, të japë mbështetje, ata bashkë me Ndërmarrjen komunale për ujësjellës janë duke punuar dhe premtuan se do ta zgjidhin së shpejti tha Zaev në Tetovë.