Zaevi paralajmëron se do t’i heq 7 ministritë pa resor në Qeverinë e re

Advertisment

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi se Qeveria e re pas zgjedhjeve të 15 korrikut do të jetë më llogaridhënëse dhe transparente për qytetarët si dhe do të jetë në fokus të përmirësimit të gjendjes së qytetarëve.

Ai këtë e theksoi në tribunën e mbajtur në Shuto Orizarë në Shkup.

Reklame

“Shtatë ministritë pa resor, që dhanë rezultate, do të heqim, sepse ato nuk kishin kapacitetet e tyre për shkak të mungesës së resurseve dhe infrastrukturës.

Por në vend të tyre do të krijojmë agjencione, drejtori për të punuar edhe më shumë”, theksoi Zaev.

 

Ai ka thënë se shkalla e lartë e hapjes dhe transparenca nuk po i pëlqejnë BDI-së, andaj shtoi se kjo parti do të shkojë në opozitë. (INA)