Zaharova për zgjedhjet në Maqedoni: Absurde janë spekulimet për ndikim rus

Advertisment

Zëdhënësja e Ministrisë ruse për Punë të Jashtme, Marija Zaharova thotë se akuzat se Rusia ka ndërjyrë në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut janë absurde.

Ajo akuzon vendet perëndimore për standard të dyfishtë, për shkak se thonë se Rusia po ndërhyn, ndërsa liderët e tyre haptazi janë përpjekur të ndikojnë në zgjedhjet në Maqedoni.

Reklame

“Ata haptazi dhe vazhdimisht u bënin thirrje votuesve në Maqedoninë e Veriut të votojnë për disa parti politike”, thotë Zarova e cila shton se janë të pabazuara dhe duken absurde spekulime për ndikim rus.

Zaharova thotë se po krijohen dyshime dhe akuza ndaj Rusisë, por në të njëjtën kohë ‘trysnia e drejtpërdrejtë e perëndimit ndaj qytetarëve të Maqedonisë së Veriut paraqitet si diçka legjitime./Telegrafi/