Zbulimi i gazit natyror, Turqia dërgon edhe një anije për shpim në Detin e Zi

Advertisment

Turqia do të dërgojë një anije tjetër shpimi në Detin e Zi, e gjithë kjo disa javë pasi Ankaraja zyrtare njoftoi zbulimin e saj më të madh të gazit natyror në zonë, transmeton TCH.

Ministri i Energjisë Fatih Donmez tha se anija tjetër e shpimit Kanuni, puna përgatitore e së cilës vazhdon, do të fillojë shpimet në Detin e Zi, duke ndihmuar kështu anijen Fatih, e cila gjeti 320 miliardë metra kub gaz natyror rreth 100 milje detare në veri të bregdetit turk.
Nuk dihet nëse anija Kanuni do të punojë në të njëjtën fushë me Fatih. Kanuni aktualisht ndodhet përgjatë bregdetit të provincës jugore të Antalias, sipas të dhënave për gjurmimin e anijeve.

Reklame

Donmez tha muajin e kaluar se të dhënat sugjeronin se do të gjendej më shumë gaz natyror ndërsa shpimet vazhdonin më thellë nën shtratin e detit. Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Energjisë tha këtë javë se Turqia shpreson të njoftojë zbulimin e ri në tetor.

Turqia po kryen gjithashtu operacione në Mesdhe, duke çuar në konflikte me Greqinë dhe Qipron për pronësinë e burimeve të mundshme në zonë.