Zbulimi i indianëve, pijnë urinë lope për ta shëruar koronavirusin

Advertisment

Me dhjetëra besimtarë Hindu në Indi organizuan një festë mbrëmjen e djeshme në Neë Dehli ku pija speciale ishte urina e lopës.

Disa anëtarë të partisë nacionaliste të kryeministrit Narendra Modi, pretendojnë se urina e lopës mund të kurojë koronavirusin.

Reklame

Shumë besimtarë Hindu e konsiderojnë lopën të shenjtë. Anëtarët e partisë nacionaliste shprehen se urina e lopës ka vlera shëruese.

Ne e kemi konsumuar urinën e lopës prej 21 vitesh, madje ne bëjmë edhe dush me të. Nuk e kemi pasur kurrë të nevojshme që të marrim ilacce shprehet Om Prakash, anëtarë i partisë.

Madje dhe ligjëvënësit në shtetin Assam në veri lindje u shprehën gjatë një asambleje në 2 mars se urina e lopës mund të përdoret për trajtimin dhe kurimin e COVID19.

Por shkencëtarët dhe ekspertët nuk bien dakord me mendimin e ligjëvënësve.

Sipas tyre, nuk ka asnjë fakt apo test shkencor që të vërtetëojë se ajo mund të shërojë sëmundje se COVID-19 apo kancerin.

Bajga dhe urina e lopës janë mbetje organike dhe asnjë test i bërë nuk provon se ato bëjnë mirë për trupin tonë shprehet një shkencëtar për Deutsche Welle