Zbulohen 55 emigrantë në autostradën Gjevgjeli – Shkup

Dje në autostradën Gjevgjeli-Shkup janë zbuluar gjithsej 56 emigrantë në një kamion, njoftoi Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

“Më 07.03.2020, në autostradën Gjevgjeli – Shkup, afër kryqëzimit Miravci, gjatë kontrollit të një automjeti tip mallrash DAF me targa të Shkupit, me një rimorkio të drejtuar nga I.D. (46) nga Shkupi, u gjetën 56 persona – emigrantë, 54 prej tyre nga Pakistani dhe dy nga Afganistani. I.D. u privua nga liria dhe u mbajt në stacionin policor”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Reklame

Sipas deklaratës, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit I.D. do të ngritet padi.