Zbulohet administratori i grupit Dhoma e hapur që abùzonte me foto të vajzave

Advertisment

Policia ka identifikuar administratorin dhe i posedon të gjithë numrat e telefonave të anëtarëve të grupit Dhoma e hapur (Javna Soba) të rrjetit social “Telegram” në të cilin janë publikuar fotografi dhe përmbajtje eksplicite, kanë konfirmuar për Agjencinë shtetërore të lajmeve MIA burime nga hetimi.

Bëhet fjalë për rreth 7 mijë e 400 numra telefonash të anëtarëve të grupit Dhoma e Hapur. Hetimin të cilin e udhëheq Byroja për siguri publike vazhdon, por më shumë detaje për momentin nuk bëhen të ditura.

Reklame

Paraprakisht, Ministria e Brendshme njoftojë se po merren masa dhe aktivitetet për zbardhjen e rastit lidhur me grupin e mbyllur në “Telegram” nga ku janë shpërndarë fotografi dhe video të vajzave me përmbajtje intime dhe èròtike.