Zbulohet plani i UEFA për rinisjen e garave

NYON, SWITZERLAND - July 22: A general view of the trophy ahead of the UEFA Champions League 2019/20 Third Qualifying Round draw at the UEFA headquarters, The House of European Football on July 22, 2019 in Nyon, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham - UEFA/UEFA via Getty Images)

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, e ka pranuar se ideja e mbylljes së këtij sezoni të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës me play-offs me nga një ndeshje është një opsion, mirëpo ka theksuar se sezoni aktual duhet të mbyllet deri më 3 gusht.

Futbolli është pezulluar në të gjitha ligat e mëdha të Evropës për shkak të përhapjes së virusit Covid-19. Ende nuk është e qartë nëse do të mundë të përfundohet sezoni 2019/20 i kampionateve, pasi që kriza e koronavirusit po e pamundëson rinisjen e ndeshjeve, transmeton Gazeta Express.

Reklame

Megjithatë, Ceferin e ka bërë të qartë se ajo që është e sigurtë është që sezoni aktual në të gjitha garat do të duhet të përfundohen deri më 3 gusht. Këtë Ceferin e qartësoi në një intervistë të dhënë për televizionin gjerman ZDF.

“Garat duhet të përfundohen deri më 3 gusht, edhe Liga e Kampionëve e edhe Liga e Evropës. Ne jemi në një situatë të jashtëzakonshme, kështu jemi më fleksibil kur vjen puna te oraret e zhvillimit të ndeshjeve. Nëse kriza lehtësohet më herët, atëherë ne do t’ia rinsim garave më herët”, ka thënë Ceferin.

Mediat e mëdha botërore kanë raportuar se garat evropiane mund të përfundohen duke i zhvilluar ndeshjet e mbetura në një format play-offi me vetëm nga një ndeshje – jo siç ndodh zakonisht në Evropë, me nga dy ndeshje, vajtje-ardhje.

“Ne mund të luajmë me sistemin aktual, ose të luajmë në formatin me nga një ndeshje në terren neutral. Për momentin, mundësia e zhvillimin të një formati Final Eight ose Final Four është vetëm njëri ndër opsionet”, shtoi Ceferin.

“Vendimii vetëm i gabuar që mund të marrin për momentin do të ishte që të luajmë në ndonjë mënyrë që do ta rrezikonte shëndetin dhe sigurinë e lojtarëve, tifozëve dhe gjyqtarëve. Megjithatë, nëse ne jemi në kushte të sigurta, atëherë s’e shoh këtë aspak si problematike”.

UEFA ka lënë të kuptohet se kur të rinisin kampionatet, ka më së shumti gjasa që ndeshjet të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura. /Gazeta Express/