Zbulohet sozia e Edi Ramës, është një mjek neurolog nga Greqia

Nuk keni për ta besuar, se çfarë ngjashmerie ka kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me një neurolog grek, i quajtur Grigorios Nasos. Ky i fundit, është shfaqur në një emision shëndetësie në News24, për të folur për problemet me sistemin nervor, dhimbjet e kokës nga migrena apo shqetësime të ndryshme.

Po t’i shikosh me vëmendje, të dy kanë njësoj mjekrën, të bardhë dhe me errësim gradual drejt mustaqeve. Vetullat i kanë njësoj kryq, po ashtu edhe sytë, veshët dhe flokët. Vështirë t’i gjesh një dallim mes njëri-tjetrit.

Reklame

Për një moment nëse hapje News24 dhe shikoje emisionin, menjëherë të shkonte mendja tek Edi Rama për shkak të ngjashmërisë së theksuar. Vetëm kur doktori niste e fliste greqisht, atëherë kuptoje që nuk është Rama në këtë program shëndeti.

Ata janë aq shumë të ngjashëm, por ndryshojnë mes tyre vetëm për një fakt, njëri është piktor dhe tjetri neurolog.