Zekiri flet për k ushtet e Menduh Thaçit për koalicionim (VIDEO)

Advertisment

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptarë është i gatshëm të bëjë koalicion paszgjedhor me Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë, por që kjo të bëhet realitet Menduh Thaçi ka dy kushte. “Kushti i parë është që BDI-ja të mos jetë pjesë e qeverisjes së ardhshme dhe kushti i dytë është që kryetari i PDSH-së të jetë zëvendëskryeministër dhe të ketë vetëm një zëvendëskryeministër”, deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. I pyetur për kërkesat e Thaçit, nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekri i tha TV21 se partia e tij mbetet e hapur për të biseduar me të gjitha partitë, me përjashtim të BDI-së, sepse siç thekson, ajo ka vendosur të dalë e vetme në zgjedhje.

“Nuk mund të bisedohet me dikë që ka vendosur të dalë e vetme në zgjedhje! Për momentin është herët dhe ende nuk kemi filluar çfarëdo qoftë bisedimesh me asnjë parti dhe nuk ka asgjë konkrete në drejtim të koalicionimeve të mundshme.

Reklame

Deklaratën e kreut të PDSH e shohim si pozicionim te tyre para bisedimeve eventuale për ndonjë bashkëpunim të mundshëm parazgjedhor”, u shpreh Muhamed Zekiri nga LSDM. Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, duke komentuar kushtin e Menduh Thaçit ndaj LSDM-së, tha për TV21 se “politikat e BDI-së bazohen mbi kontratën e bërë me qytetarin shqiptar si burim i vetëm i legjitimitetit e jo mbi intrigat politike prapa shpinës së qytetarëve”./TV21