Zelensky: Ushtria ukrainase ka çliruar më shumë se 30 vendbanime në Kharkiv

Ushtria ukrainase ka çliruar më shumë se 30 komunitete në rajonin e Kharkiv si pjesë e kundërofensivës të saj kundër pushtuesve rusë, ka bërë me dije presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Aktualisht, forcat e armatosura ukrainase kanë çliruar dhe vënë nën kontrollin e tyre më shumë se 30 komunitete në rajonin e Kharkiv, afër kufirit me Rusinë. Operacionet e ushtrisë ukrainase në rajonin e gjerë janë në progres të plotë”, tha presidenti në fjalimin e përnatshëm.

Një ditë më parë, presidenti Zelensky pretendoi se ushtria ukrainase ka rimarrë gjithsej 1000 kilometra katrorë territor që nga fillimi i muajit.