Zendeli: BESA gradualisht po forcohet, do të lëmë gjurmë në politikë

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, mbrëmë gjatë themelimit të disa nëndegëve në qytetin e Gostivarit, ka folur rreth konceptit të Lëvizjes Besa dhe ka deklaruar se ky subjekt politik gradualisht po forcohet.

Zendeli më tej ka thënë se Besa nuk është vetëm 4 deputetë, por edhe më shumë.

Reklame

“Lëvizja Besa gradualisht po forcohet, fuqizohet dhe tregon se nuk është 4 deputetë, si numër, por është më shumë dhe këtë pozicion të fortë politik duhet ta mbajmë gjithnjë sepse jemi subjekt në rritje që në skenën politike këtu tek ne do t’i vendosim gjurmët tona që nga zgjedhjet e ardhshme lokale dhe nëse kështu së bashku siç jemi organizohemi edhe më mirë në zgjedhjet e ardhshme lokale do të tregojmë rezultate më të mira”, ka thënë Zendeli.