Zendeli: Lëvizja Besa nuk e voton ligjin për Prokurorinë Publike

Advertisment

Pas Aleancës për Shqiptarët edhe Lëvizja Besa është deklaruar se nuk do ta votojn ligjin për Prokurorinë Publike.

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli ka deklaruar sot nga Kuvendi se Lëvizja Besa nuk do e përkrah ligjin për Prokurorinë Publike.

Reklame

Ai thotë se ata nuk janë konsultuar me versionin e fundit të ligjit i cili ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Kuvend.

Zendeli tha se nuk do ta votojnë këtë ligj sepse është ndryshe nga versioni i cili u morën vesh dhe i cili ishte në procedurë parlamentare para se të dërgohet për procedurë të shkurtuar.