Zeni Husmani, gati të largohet nga KF Shkëndija ?!

Advertisment

Kampioni aktual, Shkëndija, sipas Ekipa.mk., do të fillojë me renovimin e skuadrës, ndëra njëri prej atyre futbollistëve që mund të largohet është Zeni Husmani. Mesfushori defanziv ka kontratë deri në vitin 2021, mirëpo jozyrtarisht ka marë ofertë për prishje të marrëveshjes nga drejtuesit e klubit.

Husmani në periudhën e fundit nuk ishtë në nivelin që jemi mësuar për ta parë, si edhe një pjesë e ekipit të Shkëndijës. Ende s’ka asnjë përgjigjë nga futbollisti për ndërprerje të kontratës. Ndryshe Zeni Husmani erdhi tek Shkëndija, një vit më parë, në periudhën dimërore të vitit 2019.