Zeqiri: Qeveria ndaloi dasmat në lokale, por jo dasmat nëpër banesa dhe oborre

“Qeveria ndaloi punën në restorantet për dasma, por jo dhe dasmat nëpër banesa, oborre të shtëpive dhe nëpër restorante që as për së afërmi nuk i plotëspjnë kushtet për organizim të dasmave. Kështu u shpreh në “Magazina Ekonomike”, përfaqësuesi i restoranteve për dasma, Baki Zeqiri. Sipas tij restorantet për dasma mbeten një ndër sektorët më të goditur nga pandemia dhe se kërkesat e tyre për punë drejtuar Qeverisë gjithnjë kanë hasur në vesh të shurdhër.

Siç e din të gjithë ne tanimë një vjet ne kemi ndalës për të kryer punët në profesionin tonë, ne disa herë kemi shtruar kërkesat tona, por kemi hasur në vesh të shurdhër të Qeverisë. Kërkojmë fillimisht të fillojmë të punojmë. Puna jonë nuk mund të jetë sot për nesër, por nevojitet kohë që të kryejmë edhe përgatitjet. Kërkojmë nga qeveria të përgatis protokolle të veçanta sepse jemi subjekti i vetëm që për një vit të plotë jemi të goditur nga pandemia. Sa i përket pyetjes së dytë, po dasma ka, dasmat nuk janë ndalur, dasma kemi pasur gjatë gjithë kohës, dasma të cilat mbahen nëpër banesa, oborre dhe fshatra”, tha Zeqiri.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Çfarë protokolle kërkoni, sa është e mundshme që të mbahen dasma?

Është e mundshme, pse të mos jetë e mundshme që të mbahen dasma në tavolina në diametër nga 2 metra larg njëra tjetrës, ku mund të vendose 6 persona. Tani në restorantet aktuale (ku mbahen dasmat në të zezë), në një restorant prej 50 metra katror apo ku di unë 100 metra katror me nga 70 mysafirë që ulen në tavolinë në diametër nga 50 cm, ulen nga katër persona, unë këtu nuk shoh dallim pse ne të jemi më të rrezikshëm për Komisionin për Sëmundje Infektive se sa restorantet e thjeshta, ne kërkojmë njësoj të punojmë nën ato protokolle”, tha Baki Zeqiri, përfaqësues i restoranteve për dasma.