Zeqirija Ibrahimi: Ka ardhur koha që të mendojmë se, nëse nuk ka BE, kah ia mbajmë ne?!

58

Nënkryetari i partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi ka reaguar menjëherë pas refuzimit të caktimit të datës për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në BE, shkruan Almakos.

“ Refuzimi i BE-së për t’i dhënë datë Maqedonisë dhe Shqipërisë flet për faktin e dhimbshëm të zbehjes së ëndrrës europiane.

Përfundimisht ka ardhur koha që të mendojmë se, nëse nuk ka BE, kah ia mbajmë ne?!

A do të bëhemi vetë të denjë që BE-ja të na lutë të bëhemi anëtarë të saj apo ne duhet t’i ridefinojmë agjendat dhe aleancat tona?!

E kam thënë edhe më herët se dielli jonë duhet të lind në vatrat tona dhe ne duhet ta projektojmë suksesin brenda nesh e jo ta presim si peshqesh nga jashtë.

Për fat të mirë, shqiptarët nuk mbeten pa miqtë e përtej-Atlantikut e pa akrabatë këndej.

Vatra jonë – AlternAtivA jonë. “, shkroi Zeqirija Ibrahimi.