Zeqirija Ibrahimi: Pos Aleancës për Shqiptarët, të gjitha partitë tjera shqiptare janë filiale të BDlsë

Advertisment

Bashkimi i tri partive shqiptare ASH, BESA dhe Alternativa në një koalicion duket i pa mundur. Sekretari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi për TV21 tha se nuk do të ulen në tavolinë me Besën, pasi siç tha, është filial i BDI-së.

“E vërteta është se ne kemi negociuar vetëm me Aleancën dhe me asnjë parti tjetër, as shqiptare dhe as maqedonase dhe kemi shfaqur gatishmëri të merremi vesh me Aleancën që të shkojmë bashkë në zgjedhje të parakohshme. E vërteta tjetër është se ne kemi thënë së nuk do të bashkëpunojmë në asnjë rast me BDI-në dhe filialet e saja të cilat ju i përmendet. Për mua, pos Aleancës për Shqiptarët, të gjitha partitë tjera shqiptare janë filiale të BDI-së”, tha Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa.

Reklame

Se Alternativa nuk po pranon të ulet në tryezë trepalëshe për koalicion parazgjedhor, deklaroi edhe Arjanit Hoxha nga BESA. Ai madje kërkoi nga Aleanca për Shqiptarët që t’i sqarojë publikut se pse nuk po arrihet koalicioni i iniciuar nga vetë ata.