Zëra për rikthimin e Cërvenkovskit në politikë! A po formohet parti me të pankaqurit e LSDM-së?

“Sonte është mbledhur heroizmi i Maqedonisë. Këtu është krenaria, sinqeriteti, sakrifica, dëshira e vetme dhe vendosshmëra! Kjo me para nuk mund të blihet Nikolla!”

Kjo është vetëm një pjesë fjalimit të ish-liderit të LSDM-së Branko Cërvenkovski në vitin 2013 gjatë zgjedhjeve lokale. A do t’i rikthehet politikës njeriu i cili 20 vite ishte në krye të LSDM-së? Jozyrtarisht në opinion ka zëra se ai po krijon parti me personat e pa kënaqur nga LSDM-ja aktuale. Nga LSDM nuk e pohojnë e as nuk e mohojnë këtë gjë. Thonë se çdokush mund të formojë parti në një shoqëri demokratike.

Reklame

“Kjo është një shoqëri demokratike, parlamentare dhe padyshim se mund të formohen parti politike, çdo kush që mendon se mund të japë një ofertë të ndershme dhe të mirë”, tha

Bogdanska Kuzevska zëdhënëse e LSDM-së.

Së fundmi u paraqitën edhe lista të pavarura në disa komuna. Lideri aktual i LSDM-se Zoran Zaev i pyetur disa herë se a ka mosmarrëveshje brenda partisë, përgjigjet në mënyrë të matur.

“Ne jemi të ndryshëm nga të gjithë për shkak të larmisë së pikëpamjeve tona, mendimeve tona dhe kjo na bën të jemi parti më demokratike gjatë të punës, sjelljes dhe funksionimit”, tha Zaev.

Që LSDM po përballet me lëkundje politike tregon edhe fakti se Radmilla Shekerinska pas 8 vjetëve si nënkryetare e LSDM-së tërhiqet nga ky funksion i lartë dhe nuk do të rikandidohet për këtë pozitë. Pastaj ngjarjet me drejtorin e Inspektoratit të tregut, Stojko Paunovski i cili u shkarkua nga Qeveria e udhëhequr nga Zaev. Pakënaqësi ka edhe në këshillat komunal. Anëtarë aktualë të LSDM-së nga Ohri, po planifikojnë shkuarjen në zgjedhjet e ardhshme lokale me listë dhe kandidaturë të pavarur. Nga ana tjetër një kohë të gjatë po përflitet për mosmarrëveshjet e kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski me udhëheqësinë e partisë. Sipas vendimit të Konferencës komunale ai nuk do të jetë pjesë e Këshillit qendror të LSDM-së.