Zërat për Jozefina Topallin, a do të jetë presidente e Shqipërisë?!

39
Deputetja e PD, Jozefina Topalli, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nLawmaker Jozefina Topalli during a parliamentary session.
#

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla tha Ilir Meta do të shkarkohet nga posti presidentit, pasi ka shk.elur kushtetutën.

Por kush do të jetë pasuesi ende nuk e dimë, edhe pse disa emra po qarkullojnë lart e poshtë. Balla përpallë gazetarit Lutfi Dervishi se kreu i ri duhet të jetë një person që bashkon të gjithë shqiptarët dhe mbi të gjitha jo një prej kryetarëve të opozitës, duke lënë të kuptohet se ajo nuk do jetë Jozefina Topalli, siç është përfolur gjërësisht këto kohë.

“Nuk kemi asnjë nx.itim, duam te kemi nje president që t’i bashkojë shqiptarët jo të jetë një prej kryetareve të opozitës”, deklaroi Balla, pa dhënë më shumë detaje të identikitit të kreut të ri të shtetit, nesë shkarkohet Meta.

Gazetari Lutfi Dervishi kembenguli sërish, duke e pyetur nëse presidenti i ri, do të vijë nga opozita e re, e vjetër, shoqeria civile apo akademik.

“Kryetari i ri i shtetit për shqiptarët do të jete ai që zbaton kushtetuten, nuk kemi asnjë njeri në mendje. Dua të shtoj se Ilir Meta ka humbur të drejtën për të vijuar për të qene president me nje sjellje antikushteuese, komunikim publik te papërshtatshëm dhe për dë.min qe i ka bërë shqipërise”, sqaroi Balla.