Zëri i Amerikës: Opozita shqiptare pa program, mirren vetëm me rrëzimin e BDl-së

Advertisment

Partitë opozitare shqiptare mirren vetëm me retorika se si ta rrëzojnë BDI-në nga pushteti se sa me oferta reale për përmirësimin e kushteve të shqiptarëve.Në këtë fushatë ata janë kthyer në të kaluarën dhe plot fjalor kundër oponentit të tyre politik BDI-së në ndërkohë që kjo e fundit ka vazhduar të tregojë se sa parti serioze është jo vetëm me Vetingun dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, investimet dhe së fundmi edhe me idenë e madhe, atë të kryeministrit të parë shqiptarë .Partitë opozitare shqiptare edhe në këtë garë po hyjnë pa program të caktuar informon TetovaSot.

Fushata parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në ditën e katërt. Partitë dhe garuesit deri tash i kanë kushtuar më shumë vëmendje arritjeve në të kaluarën, se sa ofertave dhe platformave të tyre programore. Zgjedhjet e parakohshme atje mbahen më 15 korrik.

Reklame

Fushata e partive politike në Maqedoninë e Veriut, me përjashtime të vogla duket sikur është përqendruar më tepër tek akuzat dhe sulmet e ndërsjella se sa tek ofertat e garuesve për zgjedhjet e 15 korrikut. Kjo fushatë dallon nga të tjerat: nuk ka mitingje as takime me shumë njerëz për shkak të rrethanave të pandemisë dhe për rrjedhojë është shtuar aktiviteti politik nëpër rrjetet sociale.

Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim që qeverisën së bashku vendin për këto tre vjet të fundit kanë ftohur raportet pasi partia shqiptare doli me idenë për një kryeministër shqiptar në vend; një akt ky i cilësuar si populist jo vetëm nga kundërshtarët e BDI-së por dhe nga një numër analistësh.

“Në qoftë se vërtet janë serioz në refuzimin e bashkëpunimit, le të dalin para opinioninit (publik) dhe të thonë argumentet e veta se pse janë kundër idesë që një shqiptar të mund ta udhëheq ekzekutivin. Le të ulemi dhe t’i shtrojmë alternativat para qytetarëve e të japim propozimet”, thotë Naser Ziberi, kandidat i BDI-së për kryeministër.