Zgjedhjet lokale 2021, a do të përballen sërish Taravari dhe Bejta në betejën për Gostivarin !?

Advertisment
HTML Image as link

Edhe pse na ndanë edhe një vit nga zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen tetorin e vitit tjetër, në opinion kanë filluar të përfliten emra të cilët do të garojnë për kryetar komunash.

Në Gostivar, dy partitë të cilat me kandidatët e tyre u futën në rrethin e dytë në zgjedhjet lokale të 2017-tës, duket se sërish do të garojnë me të njejtit kandidatë. Kryetari aktual i Gostivarit Arben Taravari sërish do të jetë përzgjedhja e ASH-së, dhe Nezat Bejta i BDI-së. Aktualisht, vetë Taravari dhe Bejta nuk duan të zbulojnë detaje, megjithëse nuk e mohojnë kandidimin e sërishëm. Taravari thotë se nuk dëshiron të garojë edhe për një mandat, por pa mos e mohuar faktin se ai do të jetë kandidat i ASH-së.

Reklame

“Nëse më këkohet, do ta shqyrtojë kërkesën edhe pse vetë nuk kisha dasht”, thotë Taravari.

Kur i përmedet se Nezat Bejtën do ta ketë kundër – kandidatë të mundshëm, Taravari shprehet me skepticizëm.

“Nuk e besojë se ai kalon te BDI, edhe neve edhe atyre u duhen njerëz të rinj”, deklaron më tej Taravari.

I pyetur se kush prej tyre do ta fitojë përballjen, thotë se për atë vendos populli.

“Garës asnjëherë nuk i dihet. Të shohim se si do të rrjedhin punët, le të fitojë më i miri dhe atë që do ta zgjedh vetë populli”, thotë Taravari.

Jo zyratrisht burime pranë BDI-së së Gostivarit, bëjnë të ditur se Bejta është në terren vazhdimisht dhe në takim me qytetarët, duke kërkuar mbështetjen e tyre. Vetë Bejta, ditë më parë në një ceremoni në Kërçovë, ku ai ishte i pranishëm me disa nga bashkë-partiakët e tij, nuk deshi të flasë publikisht për kandidimin e tij të mundshëm, duke thënë shkurt se “ende është herët”