Zgjedhjet në Malin e Zi: Numërohen 87% të votave, shqiptarët fitojnë dy deputetë

Advertisment

Vijon prej më shumë se dy orësh procesi i numërimit të votave në Mal të Zi, për zgjedhjet parlamentare të zhvilluara gjatë ditës së sotme.

Votimi u mbyll zyrtarisht në orën 20:00, ndërsa deri më tani janë numëruar mbi 87% të votave dhe nga projeksionet e para kryeson partia e Presidentit Milo Gjukanoviç.

Reklame

Ndërkohë, Lista Shqiptare deri më tani ka marrë 1.4% të votave, duke siguruar kështu një mandat, po ashtu edhe Koalicioni Shqiptar ka siguruar 1.1% të votave, duke siguruar edhe ky një mandat deputeti.