Zgjedhjet, Qeveria propozon gjendjen e jashtëzakonshme deri më 22 qershor

Advertisment

Qeveria sonte në seancën e 67-të të saj solli konkluzë t’i shtrojë propozim Presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, në bazë të nenit 125 të Kushtetutës, të vendosë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për një periudhë tjetër tetë ditore, nga sot (15 qershor) deri më 22 qershor për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Propozimi shtrohet për shkak të zbatimit të zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me masa për mbrojtjen e shëndetit publik në kushte pandemie e shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që preku edhe vendin tonë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.