Zgjidhet misteri, gjendet dhe trupi i pajetë i udhëtarit të 45

Edhe një trup i pajetë është gjetur gjatë kontrollit shtesë në autobusin me shtetas të Maqedonisë së Veriut, të aksidentuar më 23 nëntor në autostradën Struma në Bullgari.

Kështu, numri i vi ktimave nga ak sidenti është rritur në 45, ashtu siç u njoftua në fillim të ak sidentit tragjik.

Reklame

Informacionin e ka konfirmuar për mediat bullgare edhe zëvendës-kryeprokurori dhe shefi i Shërbimit hetues kombëtar të Bullgarisë, Borisllav Sarafov

“Në ora 21:15, në mbrëmjen tragjike nëpërmjet “Kapitan Andrevo” kanë hyrë 52 udhëtarë, prej të cilëve 45 i kemi gjetur në autobus, kurse 7 janë në spitalin “Pirogov”, tha ai.