Zgjohen nga koma Fidan Gashi e Enver Xhikoli të cilët gjenden në Austri

Dy të lënduarit në ngjarjen që ndodhi në pak ditë më parë në Ferizaj, Enver Xhikoli dhe Fidan Gashi janë zgjuar nga koma.

Kështu kanë bërë të ditur familjarët e tyre, ndërsa njoftimin e ka publikuar këngëtari Labinot Tahiri.

Reklame

Të dy të lënduarit janë duke u trajtuar në Austri dhe sipas Labinot Tahirit janë duke u trajtuar shumë mirë.

Edhe 4 të tjerë janë duke u shëruar në Turqi.

Postimi:

Lajm i mirë!

E dashur diasporë dhe ju shqiptarë nga do që jeni, dhe që keni kontribur aq shumë për Fidan Gashin dhe Enver Xhoklin, po ua tregoj lajmin e mirë për gjendjen e tyre shëndetsore!

Sapo u informova nga familjet e tyre, ku këta dy shpirta janë zgjuar nga koma dhe janë me vetëdije të plotë, po ashtu po trajtohen shumë mirë.

Zoti i madh bëri edhe një mrekulli!

Po ashtu uroj që edhe 4 personat e tjerë të cilët po trajtohen në Turqi, të janë shëndosh e mirë.

Vazhdojmë me misione të mëdha në kujdesin 100% ndaj qytetarëve dhe vendit të shejtë Kosovë e Shqipërisë.

LABI