Zhduket Mijallkovi pas lëshimit të urdhër arrèstit

Është lëshuar urdhër arrèst për ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, njoftojnë nga “Fokus”

Urdhër arrèsti është lëshuar pasi policia nuk e gjeti atë në shtëpinë e tij në “Vodno” dhe vendndodhje të tjera,

për t’i dhënë atij vendimin me të cilin masa paraprake për rastin e përgjimit masiv “Shënjestra-Fortesa” i zëvendësohet me arrèst shtëpiak.

Aktgjykimi për Mijallkovin, i cili akuzohet për shpërdorim të detyrës dhe shoqërie kriminale, është caktuar për 26 shkurt.