Zhduket shtetasja e Kosovës në Shkup

163
Advertisment

Gjatë ditës së djeshme në stacioni policor në Shuto Orizare ka pasur një denoncim se është zhdukur një vajzë nga Kosova me vendbanim të përkohshëm në Shkup.

“Më 20.02.2020 në orën 9:30 në Departamentin policor Shuto Orizare, A.Sh (41) nga Kosova, me vendbanim të përkohshëm në Shkup, ka denoncuar se vajza e saj 17 vjeçare A.R (17) është larguar na shtëpia dhe nuk është kthyer”, shprehen nga MPB.

Nga policia njoftojnë se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/