Zhdukja e Mijallkovit ja çka thonë nga MPB

Ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, është i pakapshëm që dje pasdite, ndërsa policia nuk ka arritur t’ia dorëzojë vendimin për arr est shtëpiak, që si masë kujdesi, me kërkesë të prokurorisë, këtë fundjavë e solli Gjykata Penale.

Nga MPB-ja konfirmuan për MIA-n, se ai është vendosur në arr est shtëpiak dhe se po merren masa dhe aktivitete për gjetjen e tij.

Prokuroria kërkoi arr est shtëpie për shkak të rrezikut të arratisjes në pritje të shpalljes së vendimit për lëndën çështjen Target-Fortesa të premten, në të cilën Mijallkovi është një nga të pandehurit.
Nga Prokuroria Publike konfirmuan për TV 24 se gjykata nuk ka urdhëruar arr estimin e tij, por një masë më të butë të arr estit shtëpiak.

Por deri më tani, as nga prokuroria, as gjykata nuk ka informacion zyrtar. Thonë se do të ketë njoftim gjatë ditës.

Në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nuk është publikuar asnjë urdhër arresti për Mijallkovin, i cili, sipas reporterëve të TV 21, për herë të fundit është parë dje rreth orës 14 në lokalin “Distrikt” në hotelin “Meriot”.

Më vonë, gjatë ditës së djeshme, ai u kontrollua në disa adresa në Shkup, por nuk u gjet.

Prokuroria në fjalët përmbyllëse për Target-Fortesa, kërkoi dënim maksimal për Sasho Mijallkovin.

Ai është një nga të ak uzuarit për përgjimin e paligjshëm të mbi 20 mijë qytetarëve në periudhën 2008 – 2015. Sipas aktak uzës, përmes tre sistemeve për përgjimin e komunikimeve në DSK, janë monitoruar në mënyrë të paligjshme 4 286 numra telefoni, për të cilat nuk janë lëshuar fare urdhëresa gjyqësore.

Aktvendimi për “Target-Fortesa ” duhet të shpallet të premten, 26 shkurt.