Ziadin Sela kujton Ibrahim Rugovën: “Njeriu i madh i historisë së Kosovës”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar sot 16 vjetorin e ndarjs nga jeta të presidentit të parë të Kosovës pas lufte, Ibrahim Rugova.

Përmes një postimi në faqen e tij facebook, Sela shprehet se emri dhe respekti për Ibrahim Rugovën nuk është zbehur në asnjë periudhë jetësore.

Reklame

Postimi i kryetarit të ASH-së:

“Sot, kujtojmë njeriun e madh, udhëheqësin, Presidentin e parë të Kosovës z. Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta 16 vjet më parë! Ai nuk është në mesin tonë por emri tij nuk do të harrohet kurrë! Respekti për z. Ibrahim Rugovën nuk është zbehur në asnjë periudhë jetësore. I shenjtë do të mbetet ai dhe e shenjtë do të mbetet vepra e rruga e drejtë e tij. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”