Ziadin Sela: Pas 12 Prillit, Aleanca për Shqiptarët është në pozit, BDI-ja shkon në opozitë!

48

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, sot është duke diskutuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në Alfa TV, për situatën e fundit politike. Ai ka deklaruar që Aleanca për Shqiptarët gjithmonë ka kërkuar zgjedhje të parakohshme ‘Ne si Aleancë për Shqiptarët, vazhdimisht kemi kërkuar zgjedhje të parakohshme, pasi që dhe definimi i opozitës është insistimi në zgjedhje’. Lideri i Aleancës për Shqiptarët ka hedhur kritika në drejtim të Bashkimit Demokratik për Integrim, duke thënë se në 20 vite të qeverisjes, kjo parti i ka dëmtuar shumë shqiptarët.

Ai ka komentuar dhe përfaqësimin e shqiptarëve në 5 parti politike, në takimin e liderëve, duke thënë që partitë shqiptare në Qeveri, ishin të treja, ndërsa mund të përfaqësoheshin vetëm nga një. Sela, ka thënë që një skenar i partive në pushtet, është që të vazhdimisht të krijojnë parti politike për të përçarë votën shqiptare, dhe për të qëndruar më shumë në pushtet. Disa parti, sipas Ziadin Selës të cilët janë të vogla, pas 12 Prillit do të zhduken, dhe Aleanca për Shqiptarët do të jetë në pozitë, ndërsa BDI-ja në opozitë.