Ziberi dhe Kasami falën namazin e Xhumasë te Xhamia e Larme në Tetovë

Advertisment

Sot në ditën e tretë të fushatës parazgjedhore, partitë politike kanë vazhduar aktivitetet e tyre ne teren.

Dhe namazi i Xhumasë ishte momenti ku në një vend mund të shihje edhe kundërshtar politikë.

Reklame

I tillë ishte rasti me kandidatin për kryeministër të propozuar nga BDI, Naser Ziberin dhe kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasamin që falën namazin e Xhumasë te e njëjta xhami, informon portali “tetova1”.

Konkretisht ata të dy janë parë te Xhamia e Larme në Tetovë duke u falur në oborin e Xhamisë me respektiv të rregullores për falje në kohën e pandemisë së COVID-19. /tetova1/