Ziberi: Kam pasur simptoma të rënda të Covid 19 (video)

Advertisment

Deputeti aktual nga radhët e BDl-së dhe ish-drejtori i Qendrës për Shëndet Publik – Shkup, Arben Ziberi në emisionin “Kliko Plus” në TV 21 ndau përvojën e tij personale me covid-19 dhe simptomat që ai kishte para dhe pas zbulimi i virusit.

“Kam pasur simptoma të rënda dhe dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mos e lënë pas dore virusin. Le të jemi mendjehapur dhe të kujdesshëm”, tha Ziberi.

Reklame

Ai theksoi nevojën për të mbajtur maskë mbrojtëse, për të ruajtur distancën fizike dhe higjienën e duarve, si masa themelore në lu ftën kundër koronavirusit.

Ziberi shtoi se të dhënat tregojnë se të rriturit e kanë më të vështirë kalimin e virusit, si dhe ata me probleme të frymëmarrjes.