Ziberi kryetar i Komisionit për Shëndetësi, a do t’i hakmerret Filipçes?

Advertisment

Pas marreveshjes se arritur mes partive parlamentare, Kuvendi te henen pritet t’i miratojë trupat punues. Partite maqedonase, LSDM-ja dhe VMRO-ja do te drejtojne nga 8 komisione kuvendore. Sipas marreveshje BDI-se i kane takuar Komisioni Kushtetues, ai për Çështje Evropiane dhe Komisionin për Shëndetësi ku për kryetar është propozuar Arben Ziberin të cilin ministri i Shendetesise Venko Filipçe, e kishte shkarkuar muaj me pare nga pozita e drejtorit të Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup.

Tani, Ziberi nga pozita e drejtuesit te Komisionin kuvendor për Shëndetësi mund t’i hakmerret Filipçes dhe t’i problematizojë procedurat per miratimin e ligjeve qe propozohen nga ministria e Shendetesise.

Reklame

Megjithate, deri tani Ziberi ka pasur qasje konstruktive. Madje, ai ka votuar edhe Qeverine “Zaev 2”, ku minister i Shendetesise per here te dyte u emerua Venko Filipçe.