Ziberi: Numrin i lartë i të prekurve në Çair, pas festës së Bajramit

Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup, Arben Ziberi, në një konferencë për shtyp tha se për momentin numrin më të madh të të prekurve dhe klastereve e kemi në komunën e Çairit me 169 raste aktive dhe kjo ka ardhur menjëherë pas festës së Bajramit, ku 16 raste ka pasur vetëm sot nga 67 raste në të gjithë Shkupin. Ai tha se më parë komunat problematike në Shkup ishin Karposhi, Aerodromi edhe të tjerat.

Ai tha se 90 për qind e rasteve përbëhet nga 20 klasterë, nga 3 deri në 22 pjesëtarë për çdo klaster. Lajmi i mirë është se me klasterë kaq të koncentruar, situata është nën kontroll dhe mund të ndërhyhet më kollaj.