Ziberi: Parimet e funksionimi të qeverisë të re

Advertisment

Kandidati për kryeministër të parë shqiptar, Naser Ziberi, sot në një konferencë për shtyp prezantoi parimet mbi të cilat do të funksionojë Qeveria e re. Duke premtuar respektim të fuqishëm të këtyre zotimeve, Ziberi potencoi transparencë në qeverisje, përgjegjësi, efikasitet dhe profesionalizëm, si parime kryçe sipas së të cilave do të udhëhiqet gjatë mandatit të tij si kryeministër i ardhshëm.

“Përgjegjësia duhet të jetë parim themelor i funksionimit të çdo Qeverie, prandaj unë do të kërkoj që nga dita e parë e emërimit të ministrave dhe zëvendësministrave të rinj, të më deponojnë deklaratë për dorëheqje, që në momentin kur Kryeministri do të vlerësojë se është e nevojshme të bëjë ndryshime dhe freski në kabinetin e tij, kjo të zbatohet menjëherë” potencoi Ziberi, duke iu referuar masës me të cilën çdo ministër do t’i nënshtrohet procesit të verifikimit të zbatimit të politikave qeveritare, çdo dy muaj, gjë që do të krijojë një mundësi për vlerësim të bartësit të funksionit publik, nga aspekti i të qënit inventiv, i suksesshëm dhe aktiv. “Nëse një ministër i caktuar nuk i plotëson kriteret dhe standardet që unë do t’i vendos në atë moment, unë do të aktivizoj dorëheqjen e dhënë paraprakisht,” tha Ziberi.