Zidan: Mbape ëndërron të luaj për Realin

63

Trajneri i Real Madrid-it, Zinedin Zidan, në konferencën para ndeshjes kundër Gallatasarait ka folur dhe për sulmuesin Kilian Mbape. Numri një i madrilenëve i ka shkelur syrin të riut, madje nuk e përjashton mundësinë që ta shoh në Madrid, në të ardhmen .

#

“Në këtë moment Mbape luan për PSZH, ne do shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. E di se ai ka ëndërruar gjithmonë që të luajë për Real Madridin,” tha numri një i galaktikëve.

Një deklaratë e tillë mjafton për të kuptuar se Reali e do dhe do të nisë sulmin për të arritur te kampioni i botës.