Zidane e mori përgjegjësinë për eliminimin në Kupën e Spanjës nga një ekip i ligës së tretë

Advertisment

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan e mori përgjegjësinë për disfatën e ekipit nga Alkojano në 1/16 e finales së Kupës së Spanjës.

“Kemi bërë gjithçka që kemi mundur. Patëm shanse ta shënojmë golin e dytë, por nuk i shfrytëzuam dhe më pas vetë bëmë gabime. Ky është një moment i rëndë për ne. Kemi rënë nga Kupa. Gjithçka është dashur të jetë ndryshe, por kjo nuk ndodhi. Kemi luajtur kundër një ekipi nga Segunda B dhe është dashur të fitojmë, por nuk është turp.

Reklame

Kjo mund të ndodh. Kjo është ajo që ndodh në karrierën e një lojtari. Sot është një ditë e vështirë, por nuk do të çmendemi. Do të mendojmë për këtë dhe do të punojmë pa u lodhur. Unë jam trajner, prandaj përgjegjësia bie në mua”, tha Zidan për sajtin e klubit të Realit.

Paraprakisht, Real Madridi humbi nga Atletik Bilbao me rezultat (1:2) në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.