Zijadin Sela zbarkon në Likovë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka vijuar takimet me mbështetësit e partisë që drejton në të gjitha vendbanimet shqiptare.

Sela, Taravari dhe funskionarë tjerë partiak kanë vizituar edhe Likovën, ku kanë premtuar ndryshim dhe mirëqenie për Shqiptarët, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Reklame

“Nga bashkëbisedimi i mbrëmshëm i kryesisë së Aleancës për Shqiptarët me aktivistët e komunës së Likovës në saje të aktiviteteve për organizimin e kongresit të partisë me 27 mars.

Aleanca për Shqipëtarët është e vetmja shpresë e mbetur për ndryshim, prandaj edhe ju ftojmë që të na bashkangjiteni në rrugëtimin tonë drejt ndryshimit të shumëpritur,”thuhet në njoftimin e ASH-së. (INA)