Zjarr në Liqenin Treska në Saraj

Një zjarr i madh është shfaqur sonte në Liqenin Treska. Ekipet zjarrfikëse pas lajmërimit kanë arritur në vendin e ngjarjes por nuk kanë mundur të hyjnë brenda për shkak të derës së mbyllur, njofton Sitel.

Pas intervenimit të policisë dhe tentimit për thyeje të derës, kanë arritur ekipet e Ndërmarjes komunale Saraj të cilët menaxhojnë me liqenin.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Për momentin ekipet janë në teren. Nuk dihet saktë çka është djegur, por ky nuk është rasti i parë i zjarit në Liqenin Treska.