Zjarr në Malësinë e Sharrit, digjen 5 kasolle bagëtish

Advertisment

Pesë kasolle të djegura tërësisht është bilanci i zjarrit që pasditen e sotme, kaploi lagjen e poshtme të fshatit Vicë të malësisë së Sharrit. Shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma, thonë ca banorë të kontaktuar nga Alsat.

Era e fuqishme që ka fryrë në malësi të Sharrit pasditen e sotme, ka bërë që zjarri të përhapet shumë shpejtë, por intervenimi i banorëve në shuarjen e tij, ka bërë që i njëjti të mos përhapet edhe nëpër shtëpitë e banuara.

Reklame

Për momentin në Vicë të Sharrit, kanë arritur edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin duke mos e lejuar përhapjen e tij nëpër shtëpitë për rreth. Nuk dihet ende nëse ka pasur kafshë të djegura, ndërsa raportohet të jetë djegur një sasi e madhe e zahiresë që ruhej për kafshët dhe rezerva të tjera ushqimore për ta.