Zjarr në një shtëpi në Tetovë, një i lënduar rëndë, dy helmohen nga tymi

Advertisment

Një i lënduar rëndë dhe dy të tjerë të helmuar nga tymi, është bilanci i një zjarri që kaploi shtëpinë e familjes Hamidi në Tetovë.

Kjo është dhoma ku ka filluar zjarri siç dyshohet nga një bombol gazi, në familjen Hamidi në rrugën 146 në komunë e Tetovës. Sipas dëshmitarëve dëmet janë të shumta materiale. Ndërkohë nga ky zjarr ka marrë lëndime të rënda kryefamiljari i kësaj shtëpie i moshës 75 vjeçare, i cili me një herë është dërguar në spitalin klinik në Shkup, për tu trajtuar edhe më tej.

Reklame

Nga NJTKZ-Tetovë, e kanë konfirmuar rastin dhe sipas tyre me një herë kanë dalur në terren me tre automjete dhe 8 zjarrfikës . Edhe sipas tyre dyshimet janë se zjarri kishte ardhur nga bombola e gazit.

“Nga ana jonë janë marrë të gjitha masat që, sa më shpejtë te arrijmë në vendin e ngjarjes. Kështu që me tre automjete kundër zjarrit dhe 8 zjarrëfikës shpëtimtar arritëm në vendin e ngjarjes,dhe sa më shpejtë u munduma të fusim zjarrin nën kontrollën tonë. Prioritet i yni si zjarrëfikës është faktori njeri, të bëjmë evukimin e njerzive pasi kishte njerës brenda por fatë të mir njerzit vetëm kishin dalur. Tre njerëz ishin të lënduar, dy prej tyre ishin nga tymi të helmuar dhe njëri pronari i shtëpis ishte me plagë të rënda. Supozimet tona si zjarrëfikës shpëtimtar janë se zjarri ka shpërthyer nga një bombol gazi” – tha Uka Aliti, Komandant i NJTKZ-Tetovë.

Të gjithë ata njerës human të cilët duan dhe kanë mundësi ti ndimojnë familjes Hamdii nga Tetova, që sa më shpejtë ti kthehen jetës normal mund të kontaktojn personalisht me familjart e tyre në nr e tel. 071-651-460