Zjarret në Turqi, Erdogan del në terren i shikon nga helikopteri zonat e prekura

AdvertismentCustom Text

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka shkuar në jug të vendit, për ta parë nga afër situatën me zjarret në natyrë.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, tha se presidenti turk e vizitoi zonën e prekur nga zjarret në Antalia, më saktësisht në distriktin Manavgat, transmeton Gazeta Express.

ReklameCustom Text

Bashkë me të në helikopter ishte edhe ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli.

Në ndihmë Turqisë i kanë dalë disa shtete të rajonit. Rusia dhe Ukraina kanë dërguar aeroplanë për t’i luftuar zjarret nga ajri, ndërsa Azerbajxhani ka njoftuar se do të dërgojë qindra pjesëtarë të ekipeve emergjente, helikopterë dhe pajisje speciale. Edhe Greqia fqinje ka ofruar asistencë.

Kryetari i qytetit Marmaris ka paralajmëruar se nuk mund ta përjashtojë mundësinë e sabotimit si shkak për një zjarr në një qendër të pushimeve, ndërsa një ndihmës i lartë i Presidentit Rexhep Erdogan tha: “Ata që janë përgjegjës do të japin llogari për sulmet kundër natyrës dhe pyjeve.”