Zjarrfikësit intervenuan në zjarrin pyjor para Gajres

Katër zjarrfikës vetëm me një kamion arritën ta shuajnë zjarrin në terrenin e vështirë në pjesën pyjore mbi Gajren e Tetovës. Intervenimi përfundoi në periudhën nga ora 13:00 deri në 14:30 minuta dhe në atë mënyrë është parandaluar të arrijë deri në objektet e para të fshatit.

“Që të parandalohet përhapja e zjarrit ishin përcjellur zorrë nga kamionët nëpër pyll deri në vendin ku kishte zjarr dhe në atë mënyrë u arrit në terrenin e paarritshëm, informojnë zjarrfikësit e Tetovës.

Reklame

Sot zjarrfikësit kanë intervenuar në një zjarr në hyrje të Bërvenicës dhe në afërsi të shkollës fillore në Tetovë.

Kohëve të fundit numër i madh i zjarreve ishin shuar nëpër fushat e Tetovës ku janë djegur dhjetëra hektarë gru dhe kultura tjera bujqësore.