Zjarri kaplon malet e Kokinos, rajoni i Kumanovës

Po digjen pyjet e Kokinos në Komunën e Staro Nagorçanit, informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Kumanovë, transmeton Alsat. Autoritetet thonë se po zhvillohet aksion për shuarjen e zjarreve, ndërsa po asiston edhe një helikopter i ushtrisë.

“Banorët e disa shtëpive në Kokino janë evakuuar. Zjarri po shuhet nga ekipet e zjarrfikësve të Staro Nagoriçanit, të Kumanovës, ndërsa kanë ndihmë nga ajri prej një helikopteri ushtarak”, tha për MIA Arbnor Tefiku, u.d. drejtor i QPMK-Kumanovë.

Komandanti i brigadës së zjarrfikësve në Staro Nagoriçani, Dalibor Trajkovski gjithashtu konfirmoi për MIA se është duke u zhvilluar një aksion për shuarjen e zjarrit.