Në orët e hershme të mëngjesit një shtëpi në fshatin Zhillcë të Tetovës është kapluar nga flakët, ndërsa si pasojë e zjarrit jetën ka humbur një grua rreth moshës 80-vjeçe, raporton Alsat.
Ekipi i zjarrfikësve ka ndërhyrë me dy makina dhe shtatë zjarrfikës , por fatkeqësisht e moshuara është gjetur e vd ekur.
Në vendngjarje ka arritur ekipi i policisë dhe prokurorisë, ndërsa zjarri tashmë është lokalizuar.