Zjarri në lagjen Kolltuk të Tetovës: Janë djegur dy shtëpi, rrezikohen edhe shtëpi të tjera (VIDEO)

Një zjarr i madh ka shpërthyer në dy shtëpi në lagjen Kolltuk të Tetovës. Zjarri ka filluar të shpërndahet edhe në shtëpinë e tretë.

Siç ka raportuar gazetari i TV21 nga terreni, ekipet e zjarrfikësve tashmë kanë dalë në terren dhe po shuajnë zjarrin.

Reklame

Nuk është raportuar për të lënduar dhe viktima.

E gjithë lagja për momentin është pa furnizim me energji elektrike./TV21