Zjarri shpërthen në veturën e 46 vjeçarit nga Gostivari

Sonte (11-maj), gjysmë ore pas mesnatës, në SPB Tetovë është raportuar se një zjarr kishte shpërthyer në pjesën e përparme të një veture “Ford Mondeo” me targa Gostivarit,

në pronësi të një 46-vjeçari nga Gostivari, i cili e kishte parkuar para shtëpisë së 52-vjeçarit M.M. në Negotina e Pologut.

Reklame

Nuk ka patur të lënduar, kurse është shkaktuar vetëm dëm material. Për një kohë të shkurtër zjarri është shuar.

Inspektimin e ka kryer ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar.