Zoran Zaev: Jam politikani më popullor te shqiptarët (VIDEO)

20

Kryeministri Zoran Zaev në emisionin Click Plus në Tv21 i pyetur nga gazetari Fatmir Aliu se A i ka ndonjë borxh shqiptarëve?, përgjigja e kryeministrit Zaev ishte se nuk i ka asnjë borxh.

“Nuk ju kam asnjë borxh shqiptarëve, pse ti kem borxh. I kam borxh vetëm të vazhdoj me politikën e ndershme të gjithë qytetarëve, pa dallime etnike “, ka qenë kjo përgjigja e Zaev.

Ai ka theksuar se është politikani më popullor tek shqiptarët dhe komunitetet e tjera dhe se kjo dëshmohet në të gjitha anketat.

Zaev tha se krenohet me këtë dhe se e thotë hapur, sepse vazhdon rrugëtimin për një shoqëri të barabartë për të gjithë.

 

Sipas tij, kandidati i tyre për president Stevo Pendarovski përfaqëson të gjithë qytetarët, pa dallime etnike. Sipas tij, opsioni i tyre është opsioni i së ardhmes së vendit, duke qenë pjesë e NATO dhe BE-së.