Zvicër: 116 infeksione të reja me koronavirus

Advertisment

Brenda ditës së djeshme, në Zvicër dhe Lihtenshtajn, janë raportuar 116 infeksione të reja me kornavirus. Të kujtojmë, ky numër vjen pas 137 rasteve të reja të raportuara nga BAG të mërkurën, 62 të martën dhe 35 të hënën.

Po ashtu gjatë gjithë javës së kaluar ishte regjistruar një numër në rritje, pas uljes së vazhdueshme në javët pararendëse, shkruan albinfo.ch

Reklame

Deri më tani ka pasur 31.967 raste të konfirmuara nga laboratori me Covid-19, bën të ditur Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).

Deri më tani, sipas informacioneve nga e mërkura, kanë vdekur 1 686 njerëz të testuar pozitivisht për Covid-19. Shkalla e testeve pozitive gjatë 7 ditëve të fundit është e pandryshuar, 1 për qind.