Zvicër: Infektohen 7 pjesëmarrës të kampit rinor, rreth 200 veta në karantinë

Advertisment

Në një kamp rinor në Kantonin Graubünden, shtatë nxënës janë infektuar me koronavirus. Veç tyre, dyshohet edhe për disa të tjerë, shkruan srf.ch

Zyra e shëndetit kantonal njofton se për infeksionet ishte informuar të hënën dhe kishte marrë shpejt masa, transmeton albinfo.ch. Sipas Departamentit të Shëndetit, 14 persona aktualisht janë në izolim, 196 në karantinë dhe dy persona janë vendosur në kujdesin spitalor.

Reklame

Rreth 100 persona kanë qenë pjesë e kampit – kryesisht fëmijë të moshave 9 deri 13 vjeçare që jetojnë në Graubünden si dhe disa mbikëqyrës.

Disa nga pjesëmarrësit e këtij kampi ishin zhvendosur në një kamp tjetër, pushimesh, në fundjavën e kaluar, përpara se të shfaqeshin simptoma, thuhet në një mesazh nga Zyra Kantonale e Shëndetit, Graubünden, përcjell albinfo.ch. Këta të fundit, që janë rreth 30 persona, janë vendosur gjithashtu në karantinë dhe kampi i pushimeve është mbyllur.

Në kampin e të rinjve, pjesëmarrësit po ushtronin për një koncert. Së këndejmi, edhe vizitorët e koncertit janë prekur nga karantina.